Google ADS

Lëndohet Mavraj, ja sa do të mungojë

23:10 | 3 Mars 2017
Arbresh.info

Lajm i keq për kombëtaren shqiptare në prag të ndeshjeve eliminatore për Kampionatin Botëror.

Njoftimi nga faqja zyrtare e Hamburgut për lëndimin e Mërgim Mavrajt, nuk mund t’i pëlqejë asnjë tifozi kuqezi, pasi që mbrojtësi i kombëtares do të mungojë për katër javë.

Kësisoj Mavraj, një ndër pikat kryesore të Kombëtares dhe garancia më e madhe në qendër të mbrojtjes, humbet ndeshjen e 24 marsit me Italinë. Një telash i madh për Gianni De Biasin jo vetëm për rëndësinë që ka Mavraj por edhe për situatën delikate që i përket repartit të mbrojtjes, ku alternativa Berat Gjimshiti është i pezulluar për ndeshjen në Palermo, ashtu si edhe portieri i parë Etrit Berisha.

Në komunikatën e klubit gjerman bëhet fjalë për një lëndim në gjurin e majtë, të pësuar në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Gjermanisë të cilën Hamburgu e humbi 1:2 nga Borusia Monchengladbach.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme