Pas fitores së El Clasicos nga Barcelona në Santiago Bernabeu, Real Madridi ka rënë 14 pikë prapa gjigantit katalunas në garën për titull.
Edhe pse kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, duket e pamundur për ‘Los Blancos’ që të fitojnë titullin në La Liga këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Atletico Madridi është në pozitën e dytë, nëntë pikë prapa Barcelona, Valencia në pozitën në pozitën e tretë me 11 pikë larg nga kreu i tabelës.
https://www.instagram.com/p/BdNTtvHh47g/
La Liga aktualisht është në pushime dimërore, por sot (e shtunë) Real Madridi është goditur me lajme të këqija. Siç raporton ‘Marca’, ylli në sulm Karim Beznema është lënduar.
Sulmuesi francez do të mungojë për tri javët e ardhshme, brenda të cilëve do të humb pesë ndeshje me ‘Los Blancos’.
Karim Benzema ka shënuar pesë gola brenda këtij sezoni në La Liga dhe ka krijuar gjashtë asisitme./arbresh.info/
Llapi triumfon bindshëm në Podujevë dhe i shkakton humbjen e...
Pacolli: Një politikan nga Kosova i paska thënë një kryedipl...
Propozimi për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-s...
Vullin: Sa të jetë Vuçiqi president dhe unë në qeveri, Kosov...
Kurti takoi Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brie...
Presidentja Osmani takoi Presidentin e Malawit: Kosova është...