Lëndohet Higuain, rrezikon të mungojë ndaj AC Milan-it

16:01 | 4 Qershor 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Juventus-it, Gonzalo Higuain pësoi lëndim gjatë stërvitjes së sotme (e enjte), andaj është në rrezik për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër AC Milan.

Sipas disa raportimeve, argjentinasi ka probleme me muskuj, transmeton portali arbresh.info.

Njoftimi i “Zonjës së Vjetër” ka zbuluar se ky lëndim është në muskuj, ndërsa situata e tij do zbulohet pas disa ditëve.

https://twitter.com/juventusfcen/status/1268536837313892356

“Gjatë stërvitjes së sotme, Gonzalo Higuain pësoi lëndim në muskuj. Kushtet e tij do monitorohen në ditët e ardhshme”, shkruhej në njoftim.

Gjysmëfinalja zhvillohet me 12 qershor në “Allianz Stadium”, kurse ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë 1 – 1 në “San Siro”.

Kujtojmë se finalja do zhvillohet me 17 qershor./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme