Dëmtimi i Giorgio Chiellinit në ndeshjen Juventus-Verona doli të ishte më i rëndë se sa pritej.
Në fakt, Allegri kishte folur për një lodhje të thjeshtë të pulpës së këmbës, por testet mjekësore zbuluan një dëmtim që do ta mbajë kapitenin bardhezi jashtë fushave për rreth tri javë.
Siç thuhet në deklaratën zyrtare të lëshuar nga klubi, Chiellini ka një dëmtim të shkallës së ulët në muskujt e thellë të pulpës së majtë”.
Kohët e parashikuara të rikuperimit, siç u përmend, janë rreth njëzet ditë. Si rezultat, Chiellini do të humbasë ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Sassuolo, ndeshjen e kampionatit kundër Atalantës, derbin, por mbi të gjitha ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit.
Allegri mund ta ngushëllojë veten të paktën pjesërisht me rikuperimin e plotë të Leonardo Bonuccit, i cili në ndeshjet e ardhshme do të alternojë në qendër të mbrojtjes me Daniele Ruganin dhe Matthijs De Ligt.
Le condizioni di @chiellini ➡️ https://t.co/04oTRaEG4x pic.twitter.com/p2vNBRwPPu
— JuventusFC (@juventusfc) February 8, 2022
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...