“Azzurët” janë duke u përballur me shumë lëndime të futbollistëve.
Kombëtarja e Italisë të premten përballet me Zvicrën në sfifën vendimtare për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Para kësaj ndeshje të rëndësishme, italianët kanë shumë futbollistë të lënduar.
Pas lëndimeve të Ciro Immobile, Nicolo Zaniolo, Lorenzo Pellegrinit tani listës i është shtuar edhe kapiteni Giorgio Chiellini.
Chiellini pësoi një lëndim në stërvitje dhe tashmë është larguar nga grumbullimi i Kombëtares.
Shumë mungesa për Roberto Mancinin para një dueli shumë të rëndësishëm, që mund të jetë përcaktues për kualifikim.
Ndërkohë Leonardo Bonucci dhe Nicolo Barella janë rikthyer në stërvitje me grupin dhe pritet të startojnë nga fillimi të premten.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...