Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets nuk do të jetë pjesë e skuadrës për tri javë për shkak se ka thyer një gisht të këmbës.
Ylli i Spanjës u detyrua të largohet nga fusha pas një ore lojë në Camp Nou në fitoren 4 me 1 ndaj Chelseas mbrëmjen e kaluar, transmeton portali arbresh.info. Ai ankohej për dhimbje në këmbë pas një përplasje me sulmuesin e “Bluve”, Oliver Giroud.
“Testet e kryera kanë konfirmuar që lojtari jonë i skuadrës së parë Sergio Busquets ka thyer ashtin e gishtit të këmbës së djathtë”, ka njoftuar Barcelona përmes një deklarate.
“Koha e përafërt e qëndrimit të tij jashtë fushe është tri javë”
29-vjeçari është parë duke qëndruar në bankinë derisa gjaku kishte mbuluar edhe fashën me të cilën mjekët kishin mbështjellë këmbën e tij.
Ky lëndim do të thotë se lojtari është në dyshime për ndeshjen e parë çerekfinale që zhvillohet më 3 ose 4 prill./arbresh.info/
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”