Myrto Uzuni u largua nga grumbullimi i Kombëtares për shkak të një ngarkese fizike, duke humbur pjesëmarrjen në miqësoret ndaj Kilit dhe Suedisë.
Ai u bashkua me skuadrën dhe tentoi që të anashkalonte problemet fizike, një shqetësim në tendinën e Akilit bëri që të mos ishte i gatshëm për teknikun Sylvinho.
28-vjeçari është rikthyer në Spanjë, ku ka nisur menjëherë fazën e rikuperimit.
Mediat atje nuk bëjnë të ditur kohën që do i duhet sulmuesit për t’u rikthyer në fushën e lojës.
As klubi i Granadës nuk ka dhënë një afat rreth periudhës që do i duhet Uzunit për t’u riaftësuar, ndonëse mund t’i duhen disa ditë për të lënë plotësisht pas krahëve problemet në tendinën e Akilit.
Uzuni është një nga elementët më të rëndësishëm të Granadës dhe mungesa e tij është një problem për stafin Teknik, që nuk do ta ketë në dispozicion shënuesin më të mirë të skuadrës./ss
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...