Një plagë në këmbën e djathtë të Lionel Messit është parë gjatë stërvitjeve rutinor të Barcelonës, derisa ylli argjentinas ishte viktimë e një ndërhyrje të ashpër nga anëtari i Sevillës Diego Carlos në barazimin 0-0 që përfundoi të premten mbrëma.
Katalunasit humbën shansin që të shkonin pesë pikë diferencë nga Real Madridi, dhe tani këta të fundit kanë shansin që sonte t’i parakalojnë në renditje në takimin ndaj Real Sociedadit.
Messi ishte në kërkim të golit të 700 në karrierën gjatë ndeshjes në stadiumin Sanchez Pizjuan, por që goditja e tij nga gjuajtja e lirë në pjesën e parë ishte markuar mirë.
Nga fotot e publikuar sot në stërvitje e katalunsëve, 32-vjeçari shihet me një plagë të rëndë në këmbën e djathtë.
Carlos e kishte goditur Messin me thumba të atleteve, gjersa ky i fundit ishte me fat që nuk u ndëshkua me kartonë shkaku që më pas goditi anëtarin e Sevillës.
Argjentinasi është parë sot duke u stërvitur me intensitet të ulët, ndërsa të martën e javës së ardhshme do të takohen me Athletic Bilbaon.