Duket se lëndimi i Lionel Messit është më serioz seç mendohej, pasi trajneri i Barcelonës Ronald Koeman ka thënë se argjentinasi mund të mungojë edhe në finalen e Superkupës së Spanjës të dielën.
Messi mungoi në fitoren e Barçës me penallti kundër Real Sociedadit të mërkurën, për shkak një lëndimi të paspecifikuar.
Edhe pse fillimisht u tha se kapiteni argjentinas kishte ndier vetëm një shqetësim të vogël në stërvitje, Koeman nuk është i sigurt nëse 33-vjeçari do të jetë i gatshëm për finalen e së dielës.
I pyetur nëse Messi do të luajë të dielën, Koeman tha: “Shpresoj. Por nuk e di këtë, duhet të presim”.
Në finalen e Superkupës, Barcelona do të përballet me fituesin e duelit të sotëm mes Real Madrid dhe Athletic Bilbao. /Gazeta Express/
Kurti mirëpret grupin e parë të qytetarëve nga Bosnja dhe He...
Arsenali e nis me fitore vitin, dhe atë me rikthim si mysafi...
Ukraina bëhet anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Të paktën katër të vrarë në Cetinje, thotë policia
Biden dënon sulmin në Nju Orlins
Tragjedia në Cetinje, Mali i Zi shpall tri ditë zie