Barcelona nuk është ende në dijeni se kur Lionel Messi do të jetë i gatshëm për tu shfaqur në fushë.
Reprezentuesi i Argjentinas ka munguar në ndeshjet e para të sezonit dhe në rikthimin e tij në fushë në xhiron e kaluar është detyruar të largohet duke humbur kështu edhe ndeshjen në vizitë të së shtunës në La Liga ndaj Getafes, transmeton portali arbresh.info.
Para kësaj ndeshje, trajneri Ernesto Valverde ngurron të jap detaje në lidhje me gjendjet e Messit.
“Nuk e di se sa gjatë do të jetë”, ka thënë fillimisht Valverde. “Ne shpresojmë që të jetë së shpejti me skuadrën. Nuk është serioze, është një dhimbje e vogël dhe do të shohim se si do të shkojnë gjërat javën tjetër”
“Nëse ai luan ne kemi fuqi dhe nëse nuk luan atëherë ne jemi në mungesë të një lojtari vendimtar. Por, ne kemi resurse për të menaxhuar situatën. Lëndimi i është kthyer por ne duhet të vazhdojmë”, shton tutje trajneri./arbresh.info/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...