Manchester City ka humbur një figurë kyçe për tre muaj, por njeriu në krye të Liverpoolit dyshon që kjo do të ndikojë në betejën e titullit të Premier Ligës.
Bosi i Liverpoolit, Jurgen Klopp mendon që secili që sugjeron që lëndimi i Kevin De Bruynes tek Manchester City ka nivelizuar Premier Ligën atëherë ai person është një “trap”, transmeton portali arbresh.info.
Kampionët në fuqi janë duke e marrë veten nga lajmet që Lojtari i Vitit nga 2017-18 do të jetë për një periudhë të gjatë jashtë fushës së blertë.
Pep Guardiola ka, megjithatë, një skuadër të mbushur me yje në dispozicion të tij dhe beson se ai ka thellësinë për të mbuluar mungesën e një figure kyçe.
Taktiku gjerman tha për Sky Sports se pretendimet që lëndimi i ligamenteve të De Bruyne mund të funksionojë në favor të Liverpoolit:
“Dikush që mendon asisoj, për një situatë të tillë, është një trap, të jem i sinqertë. Nuk jam ashtu. Para së gjithash, i dëshiroj më të mirat.
“E dua këtë lojtar, e doja dëshpërimisht kur isha tek Dortmund dhe ai ishte tek Chelsea, por Jose nuk donte të ma jepte!
“Askush nuk ka nevojë të brengoset për Man City dhe cilësinë e tyre, ka ende aty. Ne nuk i shohim ekipet e tjera, ne me të vërtetë bëjmë përpjekje për të nxjerrë më të mirën në situatën tonë, dhe shpresojmë që do të funksionojë”, tha tutje ai.
Të dyja City dhe Liverpool kanë nisur sezonin me fitore gjatë fundjavës hapëse./Arbresh.info/
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve