Juventusi ka lëshuar një deklaratë të re në lidhje me gjendjen fizike të Cristiano Ronaldos dhe lojtarëve të tjerë që janë aktualisht jashtë fushës.
“Zonja e Vjetër” ka konfirmuar se ata janë përgatitur për rikthimin e tyre në stadiumin Allianz në ndeshjen e së shtunës kundër Empolit duke filluar nga ora 18:00, transmeton portali arbresh.info.
“Skuadra, e cila mori një shtytje me rikthimin e lojtarëve nga skuadrat e tyre kombëtare, është stërvitur mëngjesin e sotëm në JTC duke krijuar një seancë që përfshinte shumë punë me topin”, shkruan Juve në faqen zyrtare të klubit.
“Posedimi, menaxhimi i hapësirë, shpejtësia në pasime dhe intensiteti ishin disa nga gjërat në menynë e stërvitjeve të sotme”
“Barzagli, Cuadrado, Douglas Costa dhe Khedira iu nënshtruan seancave personale për stërvite, ndërsa Mattias de Sciglio është stërvitur me grupin”
“Cristiano Ronaldo është shikuar nga një fizioterapeut”, përfundon kampioni në fuqi i Italisë.
Sulmuesi portugez synon rikthimin para ndeshjes në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit./arbresh.info/
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll