Google ADS

Lëndimi i Benzemas nuk është serioz

18:17 | 9 Qershor 2021
Arditë Shkodra

Karim Benzema do të jetë në gjendje të rikthehet brenda 72 orësh.

Në ndeshjen e Bullgarisë, Franca triumfoi me rezultatin 3-0, por gëzimit për fitoren iu shtua një brengosje.

Kjo pasi që në min 41’, Benzema u ankua për një lëndim dhe nuk mundi ta vazhdojë ndeshjen ku më pas u zëvendësua nga Giroud.

32 vjeçari doli nga fusha duke çaluar dhe mediat nisën të spekulojnë që lëndimi mund të jetë më i rëndë sesa ishte menduar fillimisht.

Sipas gazetarit të “RMC Sport”, Mohamed Bouhafsi, lëndimi i Benzemas nuk është serioz dhe ai do të jetë në gjendje të rikthehet në stërvitje brenda 48-72 orësh me Kombëtaren franceze./lajmi.net

Të ngjashme