Pas Xherdan Shaqirit edhe Andi Zeqiri pritet të mbetet jashtë ndeshjes së Zvicrës ndaj Bjellorusisë që luhet të shtunën në Novi-Sad të Serbisë.
Zeqiri të dielën ka pësuar lëndim serioz derisa po luante për Baselin ndaj Young Boysit. Pas pjesës së parë rezultati është 0:0.
Sipas “blick.ch”, Zeqiri do të mungoi gjatë.
Ai është lënduar në minutën e 13-të gjatë një dueli, ndërsa është larguar nga fusha me barelë në minutën e 14-të.
Zeqiri ishte në formë të mirë te Baseli dhe për këtë arsye u ftua te Zvicra pas një kohe të gjatë.
Tashmë te Zvicra ka mbetur vetëm kapiteni Granit Xhaka prej futbollistëve shqiptarë.
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...