Google ADS

Lëndim i rëndë për Salah, pritet të mungoj deri një muaj

10:29 | 23 Janar 2024
KRG

Mohamed Salah gjatë përfaqësimit të Kombëtares së Egjiptit në ndeshjen ndaj Ganës në Kupën e Kombeve të Afrikës, ka pësuar një lëndim tejet të rëndë.

Agjenti i “Faraonit” ka dhëne detaje për lëndimin e tij, ndërsa ka bërë të ditur se ai do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Egjiptit, shkruan Arbresh.info.

Sulmuesi egjiptian, do të mungojë pritet të mungojë 21 deri në 28 ditë dhe kjo shihet të jetë një mangësi e madhe për Kombëtaren e Egjiptit, por njëkohësisht edhe për skuadrën e Liverpoolit.

“Lëndimi i Mohamed është më serioz se sa është menduar fillimisht dhe ai do të jetë jashtë fushave për 21-28 ditë, dhe jo për 2 ndeshje. Mundësia e tij më e mirë për të luajtur përsëri në Kupën e Kombeve të Afrikës, është që t’i nënshtrohet një trajtimi intensiv në Angli dhe t’i ribashkohet ekipi sapo të jetë i gatshëm”, ka shkruar Abbas në platformën “X”.

Kjo do të thotë se Salah do të mungojë në katër ndeshje në Ligën Premier, duke përfshirë ndeshjen ndaj Chelseat në “Anfield” dhe atë në udhëtim ndaj Arsenalit në “Emirates”.

31-vjeçari mund të jetë i gatshëm për finalen e Carabao Cup, që do të zhvillohet më 25 shkurt, në rast se Liverpooli arrin kalimin tutje./ Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme