Google ADS

Lëndim i rëndë për Osimhen

10:59 | 22 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Lëndim i rëndë për futbollistin e Napolit, Victor Osimhen, i cili ishte i detyruar të braktiste fushën gjatë pjesës së dytë në sfidën e humbur 3-2 si mysafir i Interit.

Në minutën e 50-të, sulmuesi nigerian u përplas kokë më kokë me mbrojtësin zikaltër, Milan Skriniar në një dyluftim ajror.

Të dy lojtarët kërkuan menjëherë ndihmën mjekësore me futbollistin sllovak që u ngrit shpejt në këmbë për të vijuar lojën, ndërsa qendërsulmuesi nigerian nuk ia doli të kthehej në aksion.

Futbollisti i Napolit iu nënshtrua ekzaminimeve më të detajuara mjekësore që evidentuan frakturë në mollëzën e majtë.

Lojtari duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të kthyer në vend kockat e dëmtuara.

Osimhen do të duhet të qëndrojë një muaj jashtë, duke humbur ndeshjet me Spartakun e Moskës dhe Leicesterin në Europa League si dhe sfidat e Serie A kundër Lazios, Sassuolos, Atalantës, Empolit, Milanit dhe Spezias./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme