Boston Celtics ka marrë lajmin më të rëndë këtë edicion.
Basketbollisti i tyre më i mirë, Kyrie Irving nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë ata në ‘Play Off’.
Irving do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni në gjurin e këmbës së majtë.
Lajmin e ka konfirmuar klubi i Bostonit nëpërmjet faqes zyrtare të klubit por edhe vet fundori amerikan.
Kësisoj fundori amerikan nuk do të mund ta ndihmojë skuadrën e tij këtë edicion në NBA.
Shërimi i Irving pritet të ndodhë brenda katër ose pesë muajve të ardhshëm.
26-vjeçari pritet të jetë i gatshëm për skuadrën e tij në fillim të edicionit 2018-19 në NBA.
Irving ishte jashtë parketit që nga 11 marsi i këtij viti.
Ai këtë edicion ka zhvilluar 60 ndeshje me fanellën e Celtics duke pasur një mesatare prej 24,4 pikë për ndeshje.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...