Mesfushori francez, Thomas Lemar, është një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e futbollistëve.
Besohet se ylli i gjigantit francez AS Monaco, është shumë afër arritjes së një marrveshjes me kampionin aktual të Anglisë, Chelsea.
Megjithatë, Lemar preferon një transferim te Liverpooli dhe jo te ‘Blutë e Londrës’.
Lemar në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, ishte shumë afër transferimit në Arsenal, por marrëveshja dështoi në minutat e fundit.
Trajneri francez i Arsenalit, Arsene Wenger, e dëshiron me çdo futbollistin 22 vjeçar në Emirates Stadium.
Monaco i ka vendosur një klauzolë prej 90 milionë euro, dhe këtë shumë Liverpooli mund ta paguajë me shitjen e brazilianit, Philipe Coutinhos në Barcelonë.
Ai deri më tani ka pasur 72 paraqitje për klubin e principatës franceze dhe ka shënuar 16 gola. /arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë