Google ADS

Leite Kaka pensionohet nga futbolli aktiv

18:02 | 17 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Superylli brazilian, Leite Kaka, ka bërë publike vendimin e tij për t’u pensionuar nga futbolli aktiv.

Ikona braziliane ka përmbyllur një super karrierë në moshën 35 vjeçare.

Kaka sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës amerikane, Orlando City dhe ekipi i fundit në karrierën e tij.

Ylli brazilian takimin e fundit e ka zhvilluar kundër Colombus Crew në muajin tetor, takim të cilin skuadra e tij e humbi me rezultat minimal 1 me 0.

E ardhmja e tij nuk dihej, se a do të vazhdonte të luante apo do ta përfundonte karrierën, megjithatë ai sot e bëri të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ai postoi një fotografi, në të cilën shihet me një bluzë të bardhë me mbishkrim “Unë i takoj Jesusit’, të cilën e kishte veshur në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

“Baba, ishte më shumë se që e kam imagjinuar. Falemnderit! Tani jam i gatshëm për udhëtimin tjetër. Në emër të Jesusit. Amin”, shkroi Kaka në Twitter, transmeton arbresh.info.

https://twitter.com/KAKA/status/942419836872912896?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.dailymail.co.uk%2Fsport%2Ffootball%2Farticle-5188343%2FKaka-announces-official-retirement-football.html

Kaka ka pasur një karrierë të shkëlqyer, me shumë tituj me klube të ndryshme si dhe në aspektin personal.

Ai bëri emër me kombëtaren e Brazilit në Kupën e Botës në vitin 2002, që ishte mbajtur në Japoni, të cilin e fituan.

Më pas, ai u transferua në gjigantin italian, AC Milan, skuadër me të cilën u bë mesfushori më i mirë në botë në pozicionin e tij, përgjatë viteve 2003 – 2009.

Braziliani fitoi titullin e Serie A në sezonin 2003/04 dhe Superkupën e Italisë. Në vitin 2005, ai u mposhtë nga Liverpooli në finalen e Ligës së Kampionëve në Instaboll, të Turqisë.

Por, të dy gjigantët evropian u takuan përsëri në vitin 2007, në finale të Ligës së Kampionëve, por që kësaj radhe Milan dhe Kaka triumfuan.

Ai më pas u transferua në Real Madrid, për shumën e 56 milionë eurove, duke fituar një La Liga dhe Kupën e Spanjës, gjatë qëndrimit të tij në Santiago Bernabeu.

Kaka stands as the last player to have won the Ballon d'Or before the Ronaldo - Messi rivalry

35 vjeçari gjatë karrierës së tij fitoi edhe një Superkupë të UEFA-s, një Kupë të Botës për Klube, dhe dy kupa të konfederatave, si dhe ‘Topin e Artë’ në vitin 2007, duke e mposhtur në garë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme