Google ADS

Leipzigu nënshtron Dortmundin në “Signal Iduna Park”

20:28 | 2 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Rasenball Sport Leipzig ka triumfuar 4-1 në udhëtim te Borussia Dortmundi në kuadër të javës së 28-të në Bundesliga.

Pas vetëm 21 minutash lojë, erdhi edhe goli i parë i shënuar nga Konrad Laimer.

Laimer nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe të dytin pas vetëm nëntë minutash lojë.

Me këto dy gola të shënuara, RB Leipzig shkoi në epërsi tejet i motivuar.

45 minutat e dytë filluan po aq mirë si të parët.

Pasi mysafirët ia dolën të shënonin edhe golin e tretë, të cilin e realizoi Cristian Nkunku në minutën e 58-të, me Laimer që ishte asistuesi.

Dortmundi nuk u larguar duarbosh nga ky takim, pasi tundi rrjetën e mysafirëve në minutën e 85-të,me anë të Donyell Malen për 3-1.

Por, Leipzig e vulosi fitoren për 4-1 me golin e Hugo Novoa Ramos (89′), që u asistua nga Dani Olmo.

Pas javës së 28-të, Dortmundi gjendet në vendin e dytë me 57 pikë, ndërsa RB Leipzi në të katërtin me 48 sosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme