Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova mund ta vazhdojë karrierën e tij në Gjermani, pasi interesim serioz për shërbimet e tij ka shfaqur ekipi i Leipzigut.
Siç raporton Sky Germany, drejtuesit e klubit janë duke shqyrtuar mundësinë për të bërë një ofertë në drejtim të Lille për shërbimet e Zhegrovës.
Thuhet se klubi francez po kërkon diku rreth 17-20 milionë euro për ta liruar atë.
Leipzig momentalisht besohet se ka refuzuar që ta paguajë këtë shumë, megjithëse mbetet të shihet nëse gjatë negociatave palët do të arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Ylli kosovar këtë edicion po tregon një nivel mjaft të lartë të formës, teksa deri në këtë fazë të sezonit numëron shtatë gola e shtatë asistime në të gjitha garat./Arbresh.info/
⚠️ News Edon #Zhegrova: RB Leipzig have shown interest in the 24 y/o right winger from Lille in winter!
Leipzig bosses like the player and have inquired about him. But: a winter transfer was not feasible ✔️
➡️ Price tag: €17-20m.
His dream is to join a Top 5 club in Germany… pic.twitter.com/DCUM12rYN3
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) January 30, 2024
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...