Borussia Dortmund me mendjen në ndeshjen gjysmëfinale të Champions League me Paris Saint-Germain është mposhtur të shtunën në Bundesliga nga Leipzig.
Ndeshja e zhvilluar në kuadër të Javës së tridhjetë e një në “Red Bull Arena Leipzig” është mbyllur me rezultat 4-1.
Pavarësisht se Sancho ka siguruar epërsinë për Dortmund në minutën e 20-të, “Milionerët” u përballën me një kundërpërgjigjje të fuqishme nga Leipzig, që ka arritur të shënojë katër gola.
Openda në minutën e 23-të, Sesko në minutën e 45-të +2′, Simakan në minutën e 46-të dhe Baumgartner në minutën e 80-të e kanë siguruar fitoren e ekipit të tyre.
Në renditjen aktuale të kryesuar nga Bayer Leverkusen, Leipzig e gjen veten në vendin e katërt, kurse Dortmund në vendin e pestë. /rtk