Leipzig fiton thellë ndaj Dortmund

20:20 | 27 Prill 2024
R J

Borussia Dortmund me mendjen në ndeshjen gjysmëfinale të  Champions League me Paris Saint-Germain është mposhtur të shtunën në Bundesliga nga Leipzig.

Ndeshja e zhvilluar në kuadër të Javës së tridhjetë e një në “Red Bull Arena Leipzig” është mbyllur me rezultat 4-1.

Pavarësisht se Sancho ka siguruar epërsinë për Dortmund në minutën e 20-të, “Milionerët” u përballën me një kundërpërgjigjje të fuqishme nga Leipzig, që ka arritur të shënojë katër gola.

Openda në minutën e 23-të, Sesko në minutën e 45-të +2′, Simakan në minutën e 46-të dhe Baumgartner në minutën e 80-të e kanë siguruar fitoren e ekipit të tyre.

Në renditjen aktuale të kryesuar nga Bayer Leverkusen, Leipzig e gjen veten në vendin e katërt, kurse Dortmund në vendin e pestë. /rtk

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme