Leipzig dhe PSG në kërkim të historisë në Ligën e Kampionëve

20:08 | 18 Gusht 2020
A. B.

Dy skuadra që në fillim janë konsideruar jo edhe aq favorite, Leipzig dhe Paris Saint-Germain do të përballen sonte në stadiumin e Lisbonës për të prerë një biletë për në finale të Ligës së Kampionëve

Leipzig dhe Paris Saint Germain është gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve ku dy skuadra gjermano franceze do të përpiqen që të marrin një biletë për në finale të Ligës së Kampionëve.

Julian Nagglesman ka startuar me skuadrën e tij më të mirë kurse Thomas Tuchel sot nga fillimi ka startuar me treshen e njohur Neymar, Icardi dhe Kylian Mbappe të cilit ju dha drita e gjelbër në fund që të luajë në këtë ndeshje.

Fituesi i sotëm do të përballet kundër fituesit të çiftit Lyon-Bayern, ndeshje e cila zhvillohet nesër mbrëma./GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

RB Leipzig – Paris Saint Germain

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme