Leicesteri u interesua për Eriksen, por paga e lojtarit shkaktoi probleme

22:35 | 21 Janar 2021
A. B.

Leicester City më herët ka pyetur Interin për huazimin e mesfushorit Christian Eriksen, por nuk u arrit asnjë marrëveshje shkaku i pagës së lartë.

Sipas Telegraph, ish fituesi i Premierligës ishte i interesuar për danezin, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, kur mësuan se Eriksen fiton 300 mijë euro në javë dhe Interi nuk do paguajë as gjysmën, atëherë Leicesteri u largua nga gara.

Eriksen është i lidhur me rikthimin në Premierligë dhe është i mundur edhe kthimi në Tottenham, skuadër që u largua para një viti për vetëm 20 milionë euro.

Interi preferon shitjen, por nuk kanë gjetur asnjë klub që do ta paguajë vlerën e kërkuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme