Google ADS

Leicesteri me Man Unitedin ndahen në paqe

15:38 | 26 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Leicester City barazoi për herë të parë në këtë edicion.

Leprat luajtën në shtëpi 2-2 me Man.United në dneshjen interesante me epizode, pasi kryesisht loja u zhvillua në mesin e fushës, shkruan Korneri.net

Pos një rasti të 100% në minutën e dytë të cilin nuk e kthu në gol Marcus Rashford (goli 50 në PL), atë e bëri më vonë pas asistimit të Bruno Fernandez, por ky rezultat mbeti vetëm tetë minuta kur Harvey Barnes e barazoi rezultatin.

Kështu ishte deri në 11 minuta para fundit kur asistimin e Edinson Cavanit e ktheu në gol Bruno Fernandez, që gëzoi pa masë shokët e tij, mirëpo Jamie Vardy me golin e parë pas shtatë ndeshjeeve në “boxing day”, shënoi për rezultatin final, që nuk se u konvenoi skuadrave aq shumë që për momentin mbesin në pozicionet e tyre dy dhe tre, por që mund ta humbin shumë lehtë nëse fitojnë rivalët e tyre, Chelsea,Tottenham apo edhe Everton./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme