Leicesteri ka refuzuar ofertën e Romës për Riyad Mahrez.
Mahrez është një nga synimet kryesore të Romës, për ta zëvendësuar Mohamed Salahun, që iu bashkua Liverpoolit këtë afat kalimtar veror.
Synimi kryesor ishte anësori i Leicester City, Riyad Mahrez, por klubi anglez ka refuzuar ofertën e atij italian.
Lajmi është bërë i ditur nga trajneri, Craig Shakespeare, duke treguar se oferta e Romës nuk përkonte me kërkesat e klubit.
“Javën e kaluar më duket se kam thënë se nuk kishte pasur oferta për Mahrezin. Por, më pas më është thënë se kishte pasur një ofertë nga Roma. Ajo ofertë ishte refuzuar me mirësjellje pasi ishte e ulët. Por, mos më pyesni se sa ishte oferta, pasi nuk e di dhe nuk jam përfshirë në këtë”, ka thënë ai për Sky Sports.
Leicesteri kërkon 55 milionë euro për Mahrez, derisa besohet se deri më tani Roma nuk ka ofruar më shumë se 35 milionë euro.
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...