Google ADS

Leicester City turpëron Manchester City-n në “Etihad”

19:21 | 27 Shtator 2020
Arbresh Info

Leicester City ka triumfuar me rezultat bindës 2 – 5 ndaj Manchester City-t në “Etihad”.

Ndeshje ishte mjaftë interesante me dy skuadrat që zhvilluan super ndeshje, por pikët i takuan mysafirëve, shkruan portali arbresh.info.

Qysh në minutën e katër ishte Riyad Mahrez që ndryshoi shifrat me një super gol vollei.

Shifrat i barazoi ylli i “Dhelprave”, Jamie Vardy në minutën e 37-të nga pika e bardhë, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Gjatë pjesës së dytë, ishte përsëri anglezi që realizoi në stilin e Cristiano Ronaldo-s në minutën e 54-të.

Ndërsa, pas katër minutave ai kompletoi hat-trickun duke dal përsëri i saktë nga pika e bardhë.

Mirëpo, nuk mbaroi me kaq, ishte James Maddison që shënoi golin e katër në minutën e 77-të duke shënuar supergol të cilin assesi s’ia doli ta ndalë Ederson-i.

City ngushtoi epërsinë përsëri përmes Nathan Ake në minutën e 84-të dhe derisa pritej ndonjë mrekulli nga vendasit, një ndërhyrje e keqe e Mendy-t bëri që të këtë përsëri penallti për mysafirët që e realizoi Tielmans (88′).

Pas kësaj fitore, Leicester-i ngritët në pozitën e parë në tabelë me nëntë pikë, kurse City renditët në pozitën e 13-të me tri pikë./arbresh.info.

https://twitter.com/allfootball4k/status/1310261990653390848

https://twitter.com/Pinnacle/status/1310251473020870659

https://twitter.com/FifaEssentials/status/1310266222290833410

https://twitter.com/AdemolaVictor/status/1310260420482084866

https://twitter.com/Jogaabonitto/status/1310265607552733186

https://twitter.com/GiorgiJavoiani/status/1310266140179001344

https://twitter.com/Jogaabonitto/status/1310267525662416903

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme