Google ADS

Leicester City e mohon se Mahrez është pensionuar

13:37 | 7 Mars 2018
Arbresh.info

Leicester City e ka mohuar se Riyad Mahrez është pensionuar nga futbolli, duke insistuar se profili i tij personal në Facebook është thyer nga hakerët.

Riyad Mahrez, mbrëmë ishte viktim e një grupi të hakerave, pasi ia thyen llogarinë e Facebook-ut, duke publikuar një mesazh  duke sugjeruar se përfaqësuesi i Algjerisë po pensionohet nga futbolli.

Megjithatë, Leicester ka konfirmuar se postimi nuk ka qenë i vërtetë, dhe se janë duke bërë përpjekje ta fshijnë nga faqja.

“Po, ashtu është. [Postimi] nuk është i vërtetë dhe po punojmë me Facebook-un për ta fshirë”, ka thënë një zëdhënës i Leicester Cityt. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme