Leicester City e ka konfirmuar përmes faqes zyrtare vdekjen tragjike të presidentit Vichai Srivaddhanaprabha.
“Me keqardhjen më të madhe dhe me një zemër të thyer e konfirmojmë se drejtuesi ynë, Vichai Srivaddhanaprabha, ishte një nga personat që e humbën jetën në mënyrë tragjike mbrëmjen e së shtunës kur helikopteri ku ndodhej ai dhe katër persona të tjerë u rrëzua jashtë stadiumit King Power. Asnjë nga pesë personat në bordin e helikopterit nuk ka arritur të mbijetojë”, shkruan njoftimi i klubit anglez.
Shumë tifozë të klubit të Leicester Cityt janë mbledhur te stadiumi i tyre “King Power”, pasi pronari i tyre është përplasur me helikopterin e tij mbrëmë dhe ka vdekur pas ndeshjes Leicester – West Ham.
Të vdekur janë edhe dy persona të ekuipazhit, dhe tre pasagjerë, që ndodheshin në helikopterin, i cili mori flakë jashtë stadiumit mbrëmë.
Me Srivaddhanaprabha, Leicesteri e fitoi Premierligën për herë të parë në histori, gjatë stinorit 2015/16
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation