Google ADS

Lehtësohet situata te Genoa, pesë lojtarë tjerë shërohen nga coronavirusi

19:30 | 21 Tetor 2020
A. B.

Përhapja e COVID-19 në Genoa vazhdon të lehtësohet, pasi pesë lojtarë të tjerë që ishin të infektuar më parë tani kanë dalë negativë në testet e bëra.

Klubi Grifone u godit rëndë nga virusi, pasi 17 lojtarë dhe pesë anëtarë të stafit ishin pozitivë në një fazë të kampionatit.

Megjithatë, tani ka filluar të lehtësohet situata me coronavirus në klubin nga Marassi.

Një deklaratë u lëshua këtë mbrëmje duke konfirmuar se pesë lojtarëve të tjerë u është dhënë drita e gjelbër për t’i vazhduar stërvitjet dhe lojët pas shërimit.

Ata janë Francesco Cassata, Domenico Criscito, Mattia Destro, Lukas Lerager dhe Davide Zappacosta.

Këta lojtarë tashmë kanë kaluar testet e tyre mjekësore duke konfirmuar se janë të gatshëm të rifillojnë trajnimin, ndërsa ditë më parë u shërua edhe Valon Behrami. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme