Derbi më i madh botëror, ‘el Clasico’, ka ardhur në versionin e veteranëve dhe ka sjellë spektakël nga disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit përgjatë historisë.
Los Blancos u prezantuan me ikona të tilla, si Roberto Carlos, Luis Figo e Alfonso Perez, derisa te Blaugranët luajtën Rivaldo, Javier Saviola, Deco e Ronaldinho.
Reali e fitoi me rezultat 3-2 këtë sfidë duke bërë një rikthim, pasi katalunasit kishin krijuar të parët epërsi.
Ronaldinho dëshmoi se akoma nuk i ka humbur cilësitë, ndërsa ishte pikërisht braziliani që e zhbllokoi rezultatin nga pika e bardhë.
Reali e barazoi rezultatin me golin e Pedro Munitis, i cili më pas asistoi te Alfonso Perez dhe ky i fundit i kaloi mbretërit në epërsi.
Jofre Mateu realizoi nga një kënd shumë i vështirë për t’i barazuar sërish shifrat e dy rivalëve të përbetuar.
Reagimi i Realit ishte i menjëhershëm dhe Ruben de la Red shënoi golin më të bukur të mbrëmjes për fitoren e Los Blancos. /Telegrafi/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...