Legjenda e futbollit rumun, Adrian Mutu, ka thënë pas fitores së Rumanisë se se lojtarët e Kosovës ishin shumë individualistë.
Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga Rumania me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve për edicionin 2024/25.
Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i rumunëve, Mutu ka bërë reagimin e parë pas këtij suksesi të Rumanisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
45-vjeçari rumun pati kritika për lojtarët e Kosovës, duke i cilësuar individualistë, teksa kombëtaren e tij si një ekip i pjekur.
”Ne jemi më të vlefshëm, ata nga Kosova i kam parë shumë individualistë. Ishim të pjekur, ishim një ekip. Më pëlqeu pjekuria e kombëtares”, ka thënë Mutu për mediumin Fanatik.
Ndryshe, Kosova luan ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve ndaj Qipros në udhëtim, të hënën më 9 shtator. /Telegrafi/
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...