Kombëtarja e Kosovës ka nisur të respektohet nga Kombëtaret tjera të Evropës.
“Dardanët” përfunduan në Grupin I të kualifikimeve për Euro 2024 së bashku me Zvicrën, Izraelin, Bjellorusinë, Andorrën dhe Rumaninë.
Rumunët do ta kërkojnë kualifikimin në Kampionat Evropian krahas Zvicrës.
Por, ata janë të vetëdijshëm se për ta arritur një gjë të tillë duhet t’i kalojnë disa pengesa.
Ish-futbollisti i njohur rumun, Marius Șumudică është i vetëdijshëm se kjo Kombëtare s’do të ketë punë të lehtë.
Madje, ai e ka përmendur edhe Kosovën, së cilës i frikësohet se mund t’i prishë punë Rumanisë.
“I uroj Edit (selektorit të Rumanisë) fat dhe më të mirën e mundshme. Dhashtë Zoti të marrim rezultate sa më të mirë. Le të shkojmë për t’u kualifikuar, sepse jemi shumë larg të gjitha atyre që ndodhën së fundmi. Ne po e shijojmë suksesin e nivelit të klubeve, siç ndodhi me CFR Cluj”, deklaroi ish-sulmuesi rumun për mediumin e këtij vendi, “Liga Digi Sport”.
“Tash kemi nevojë për rezultate edhe në nivelin e ekipit kombëtar. Nuk do të jetë e lehtë. Ne duhet të punojmë shumë për t’u kualifikuar. Pasi i pash disa gjëra, kam frikë edhe nga Kosova”, përfundoi trajneri i Al-Raed në Arabinë Saudite.
Kualifikimet për “Euro 2024” do të nisin në mars dhe do të mbyllen në nëntor të këtij viti.
Njëjtë si Rumania, edhe Kosova synon të kualifikohet në këtë eveniment të rëndësishëm, që do të ishte arritja më e madhe në histori të “Dardanëve”./Ge/
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...