Google ADS

Legjenda e Real Madridit: Lionel Messi ka më shumë talent sesa Cristiano Ronaldo

17:26 | 5 Prill 2019
Arbresh Info

Legjenda e Real Madridit dhe asistenti aktual i trajnerit te Besiktasi, Guti ka tentuar t’i përgjigjet pyetjes më kontroverse në botën e futbollit: Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo?

Guti në të kaluar ka thënë se do të zgjedhte Messin e Barcelonës para Ronaldos së Juves, por duket se e ka problem për të konfirmuar zgjedhjen e tij, transmeton portali arbresh.info.

“Të dy”, ka thënë për Marca kur është pyetur rreth dyshes para se të vazhdojë tutje duke listuar kualitetet e lojtarëve.

“Është e vërtetë që së fundmi kanë postuar se kam zgjedhur Messin, por e vlerësoj lartë atë që Cristiano ka bërë. Ai është një lojtar i mrekullueshëm”

“Messi ka më shumë talent, Cristiano është më shumë një golashënues, ka më shumë ambicie, është një lojtar i vetkrijuar”

Deri tani këtë sezon, Messi ka shënuar 32 gola dhe ka bërë 12 asistime në La Liga te Barcelona – tetë në Ligë të Kampionëve dhe nga dy gola dhe dy asistime në Kupë të Mbretit.

Ndërkohë, Ronaldo ka shënuar 19 gola dhe ka krijuar tetë asistime në Serie A te Juventusi duke shënuar gjithashtu katër gola në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/

Të ngjashme