Granit Xhaka është caktuar si kapiten i përhershëm i Arsenalit pasi ka marrë votat nga bashkëlojtarët e tij.
Por ylli shqiptar vazhdon të kritikohet nga njohës të futbollit në Ishull, ku i fundit që ka folur për të është Paul Ince.
Legjenda e Manchester United fillimisht ka deklaruar se do të dëshironte të luante kundër mesfushës aktuale të Arsenalit.
“Unë do të dëshiroja të luaja kundër kësaj mesfushe të Arsenalit, absolutisht e dua këtë gjë”.
“Po ta pyesni Roy Keane, edhe ai do të donte të luante ndaj kësaj mesfushe që është shumë teknike, por u mungon fuqia”, tha Ince.
Tutje ish-sulmuesi anglez është ndalur tek kapiteni i Topçinjve, Granit Xhaka, duke e kritikuar atë.
“Dani Ceballos duket një lojtar i mirë, por nuk e kuptoj pse luan çdo javë Granit Xhaka”.
“Nuk shoh se çfarë sjell ai te Arsenali. Po, ai gjuan nga 25 metra dhe nganjëherë topi përfundon në gol, por shumicën e herëve gjuajtjet e tij janë lartë në tribuna”, tha Ince.
Ince këto komente i dha para ndeshjes së sontme ku Manchester United do të përballet me Arsenalin.
Xhaka ka ditur t’i shënoj gol Unitedit dhe mbetet të shihet se si do t’i përgjigjet anglezit sonte në fushë. /Telegrafi/
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...