Esteban Cambiasso është një nga emblemat e Interit të Tripletës, por këtë herë ka folur për situatën e vështirë që po kalojnë rivalët e zikaltërve, Milani.
Mesfushori argjentinas është shprehur se kuqezinjtë po keq-menaxhohen, ndërsa ka theksuar se drejtuesit dhe trajneri nuk janë në të njëjtën linjë.
“Më ka bërë shumë përshtypje situata e krijuar pas ndeshjes me Bolognën”, ka thënë fillimisht Cambiasso.
“Kuqezinjtë fituan me shumë vuajtje dhe në fund pati shumë përqafime mes lojtarëve dhe Gattusos, ndërsa të nesërmen, del Fassone dhe thotë se skuadra mund të fitojë Ligën e Evropës”.
“Këto lloj deklaratash rritin presionin e ekipit dhe nuk i lejojnë lojtarët të shprehen të qetë në fushë”.
“Edhe në verë, pas blerjeve të shumta, e ngritën shumë stekën, duke vënë nën presion të gjithë afrimet e reja, që duhet thënë se nuk kanë eksperiencën prej kampioni dhe nuk dinë t’i menaxhojnë si duhet këto situata”.
“Shoh se drejtuesit e klubit dhe trajneri, nuk janë asnjëherë në të njëjtën linjë deklaratash dhe synimesh”, përfundoi ish-ylli i Interit.
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...