Ruud Gullit shpreson që Milani është përfundimisht në rrugën e duhur me Paolo Maldinin dhe Zvonimir Boban.
Legjenda e Holandës ende ka një qasje të mirë për “Rossonerët” pasi i dërgoi ata në krye të botës në vitet e 80-ta dhe në fillimet e 90-ta, transmeton portali arbresh.info.
“Milani ka pasur probleme dhe nuk kanë qenë në gjendje të kualifikohen në Ligë të Kampionëve, por unë shpresojë që ata mund të bëjnë më mirë vitin e ardhshëm dhe që Paolo mund të bëjë një punë të mirë si drejtor”, ka thënë Gullit për Sky Sports Italia.
“Duhen të holla për të krijuar një skuadër të mrekullueshme për shkak se kështu ju blini lojtarët. Problemi është që gjatë viteve të kaluara, drejtorët e mëparshëm kanë pasur para por nuk i kanë shfrytëzuar mirë”
“Ata kanë blerë lojtarë për të cilët Milani nuk ka pasur nevojë”, përfundoi Gullit./arbresh.info/
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...