Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, ka thënë se Real Madrid do të ishte klubi ideal për sulmuesin e Tottenham Hotuspur, Harry Kane.
Ish mesfushori i Interit dhe Bayern Munich, Lothar Matthaus, i ka ofruar ndihmë të vogël sulmuesit anglez, Harry Kane, rreth së ardhmes.
Harry Kane prej kohës vazhdon të jetë i lidhur me një kalim te Real Madrid në Spanjë, për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon.
Ky transferim ka gjasa të mëdha të finalizohet që në janar, nëse Real Madrid nuk arrin të këndellet në muajt në vazhdim.
“Pyetja është nëse Kane dëshiron të largohet nga Spurs, Anglia apo Premierliga. Ai kurrë nuk do të largohet nga Spurs për një tjetër klub nga Premierliga”.
“Nëse dëshiron të largohet, Real Madrid do të ishte klubi i vetëm ideal për të. Në Real do të shkëlqejë më shumë se kudo tjetër. Nëse kjo do të ndodhte, të gjithë do ta kuptonin veprimin e tij, dhe askush nuk do të zemërohej”.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...