Legjenda e futbollit bullgar shpërthen para ndeshjes me Kosovën, shkak çështja e trajnerit
Mediat bullgare sot kanë shkruar se për përzgjedhësin Petar Hubchev ndeshja me Kosovën do të ishte e fundit nën drejtimin e tij, ndërsa është folur se atë do ta zëvendësojë ish-mesfushori i njohur Krasimir Balakov, shkruan ‘sportal.bg’, përcjell Zëri.info.
Ndërkohë, vetë Balakov i ka demantuar mediat bullgare duke thënë se askush nga Federata e Futbollit e Bullgarisë (FFB) nuk e ka kontaktuar atë në lidhje me marrjen e drejtimit të përfaqësueses bullgare.
“Askush nga FFB nuk më ka kontaktuar”, ka thënë Balakov, për të shtuar se sot Bulgaria e ka një ndeshje shumë të rëndësishme. “Sot, ekipi kombëtar ka një ndeshej shumë të rëndësishëm në Kosovë dhe lajmet e tilla të rreme mund të çojnë në tensione serioze dhe ngjeshje e situatës. Tani lojtarët kanë nevojë për qetësi dhe përqendrim”, ka shtuar Balakov.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?