Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, duket i ringjallur nën urdhrat e trajnerit të ri, Ole Gunnar Solskjaer.
Pogba arriti që dy herë ta tund rrjetën e kundërshtarit, në ndeshjen e fundit të Manchester United për vitin 2018.
Por, ishte një gjë që nuk i pëlqeu bashkëkombësit të tij, Claude Makelele, e kjo kishte të bëjë me festimet e Pogba pas golave.
Këto festime, legjenda franceze e mesfushës i ka konsideruar si jo respektuese.
“Festimet e tilla për mua nganjëherë kanë kuptimin se ti nuk e respekton kundërshtarin” ka thënë Makelele, transmeton lajmi.net.
“Është frustuese. Po flas për Pogba. Po të isha një lojtar do t’i thosha atij “Dëgjo, këtë bëje në dhomën e zhveshjes, jo këtu” ka thënë tutje francezi që dikur luante me Chelsean.
“Je duke fituar me rezultatin 4:0 dhe po vallëzon në sytë e mi? Është frustuese” ka thënë ndër të tjerash Claude.
Kujtojmë se Pogba nuk ishte aspak në formë në fillim të sezonit, kur skuadra drejtohej nga Jose Mourinho
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...