Ish-mesfushori francez i Juventusit dhe Interit, Patrick Vieira, dyshon se Italia mund ta fitojë Kampionatin Evropian 2020, pasi mendon se skuadra e Roberto Mancinit nuk është e fortë dhe i quajti të dobët kundërshtarët e saj të deritanishëm.
Italia i fitoi me rezultat të njëjtë 3:0 të dy ndeshjet e para në Grupin A, kundër Turqisë javën e kaluar dhe të mërkurën kundër Zvicrës, por kjo nuk mjaftoi për ta bindur fituesin e Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian me Francën, transmeton Gazeta Express.
Dy gola nga Manuel Locatelli dhe një nga Ciro Immobile ia siguruan Italisë gjashtë pikë nga dy ndeshje deri tani në Euro 2020.
Por Vieria ndien se diçka po i mungon skuadrës së Mancinit për t’i shkuar deri në fund këtij turneu.
“Mendoj se dy ndeshjet e para që i zhvilloi Italia ishin ndeshje shumë të lehta. Natyrisht se ata duhet ta mposhtin skuadrën me të cilën përballen por unë ende kam dyshime se Italia mund ta fitoj turneun”, tha Vieira.
“Besoj se atyre iu mungon intensiteti, iu mungon forca, shpejtësia, për të qenë edhe më të rrezikshëm në sulm. Mendoj se është herët për të cilësuar Italinë favorite”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...