Vedat Muriqi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve qysh me paraqitjet e tij në ndeshjet parasezonale.
Reprezentuesi i Kosovës finalizoi transferimin te Fenerbahce gjatë kësaj merkato të transferimeve dhe tashmë kanë filluar të thuren lëvdata për, shkruan portali arbresh.info.
Ish futbollisti turk Ridvan Dilmen ka thënë se transferimi i Vedat Muriqit te Fenerbahce ishte një lëvizje shumë e duhur.
“Gjatë viteve, para të mëdha janë shpenzuar në transferimin e sulmuesve. Por, në moshë të re dhe me një përkushtim të jashtëzakonshëm, Vedat Muriqi është transferimi më i mirë në vitet e fundit”, ka thënë Dilme, i cili ka bërë mbi 108 paraqitje te Fenerbahce.
“Megjithatë, Ersun Yanal duhet të krijojë një sistem të lojës përreth tij, ku do ta ndihmonte edhe Max Kruse”
Muriqi ka gjetur portën tri herë gjatë pjesë ndeshjeve parasezonale duke krijuar gjithashtu edhe një super asistim në disfatën 3 me 5 ndaj Real Madridit./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...