Ish sulmuesi i Chelseat thotë se Alvaro Morata nuk është në të njëjtin nivel si Diego Costa.
Legjenda e Chelseat, Gianfranco Zola thotë se nuk është i bindur nga Alvaro Morata, pavarësisht formës së shkëlqyer së fundmi nga sulmuesi spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
Ish sulmuesi i “Bluve”, duke folur shoun ‘The Debate’ nga ‘Sky Sports’, ka thënë se Morata duhet të përmirësohet nëse dëshiron të jetë në të njëjtin nivel si ish sulmuesi Diego Costa. Pavarësisht kësaj, Zola pretendon që ishte një vendim i duhur shitja e Costas te Atletico Madridi.
“Nuk kam dyshim që ishte i duhur largimi i tij. Ai ndoshta ka një problem, skuadra nuk krijohet nga një lojtar dhe mendoj që ishte më mirë për të që të shkonte”, ka thënë ai.
“Në nivelin e përkohshëm Morata nuk është në të njëjtin nivel si Costa. Teknikisht ai është një lojtar i mrekullueshëm, ai sigurisht ka shumë kualitete, shumë i mirë në ajër, këmbë shumë të mira”
“Ai ka qenë me klube të mëdha, Juventusin dhe Real Madridin, por nuk ka luajtur rregullisht dhe dua ta kuptoj pse. Mendoj që këtë vit do ta marr përgjigjen”
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...