Legjenda e Brazilit rikthehet nga pensionimi në moshën 49-vjeçare

22:57 | 27 Korrik 2018
Arbresh Info

Legjenda e Brazilit, Tulio Maravilha është rikthyer nga pensionimi në moshën 49-vjeçare për të luajtur për një skuadër të ligës së tretë.

Ish ylli i Corinthians ka nënshkruar me skuadrën e Atletico Cariocas dhe mund debutoj të shtunën kundër Brasilerinhos, transmeton portali arbresh.info.

“Tani, unë duhet të njoftohem me bashkëlojtarët e tij e mi dhe të përmirësohem në shpejtësi”, ka thënë Tulio pas finalizimit të transferimit.

“Jam vërtetë shumë mirë, jam stërvitur në Goiania”

Foto të tij gjatë stërvitjeve tashmë janë shfaqur dhe 49-vjeçari shihet duke kërcyer lartë për të goditur topin dhe duke bërë zgjatje të muskujve.

Tulio është i njohur për të qenurit vendimtar para golave pasi ishte tri herë golashënuesi më i mirë në kampionatin kryesor në Brazil – në vitin 1989, 1994 dhe 1995.

Pasi luajti për 31 skuadra, ai vendosi të lë pas atletet në vitin 2014, transmeton portali arbresh.info.

Ai posedon një rekord impresiv te skuadra kombëtare e Brazilit me 13 gola brenda 15 paraqitjeve.

Ish ylli i Fluminenses ka shënuar mbi 1000 gola në karrierën e tij, e cila filloi te Goias në vitin 1988.

Sipas të dhënave, ai kishte shënuar 391 gola brenda 528 paraqitjeve.

Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur te skuadrat si Botafogo, Santa Cruz, Corinthians, Sion, Anapolina, Wilstermann dhe Atletico Goianiense.

Ai mban rekordin për më së shumti gola të shënuara në Serie C brenda një sezoni të vetëm – 27 gola në vitin 2017./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme