Legjenda e Barcelonës zbulon diçka që e mërzitë me të vërtetë superyllin Lionel Messi

16:44 | 5 Tetor 2017
Arbresh Info

Legjenda e Barcelonës, Xavi ka zbuluar një gjë që me të vërtetë e mërzit superyllin Lionel Messi duke shtuar që Barcelona dhe skuadra kombëtare e Argjentinës duhet t’i kushtoj vëmendje fjalëve të tij.

Duket e thjeshtë, por ju duhet t’i pasoni topin Lionel Messi për t’i shmangura asaj, transmeton portali arbresh.info. Xavi ka pohuar se skuadra duhet të adaptohet me Lionel Messin dhe duhet ta bëjë atë pikë fokusi të skuadrës për të mbajtur atë të lumtur.

“Barcelona dhe skuadra e Argjentinës nuk mund të lejojë për të kaluar 10 minuta lojë në një ndeshje pa prekur topin Lionel Messi”, shpjegoi ai.

“Leo Messi duhet të jetë i përfshirë. Ai duhet të jetë aty ku ndodhin gjërat, ku është topi. Përndryshe, ai do të mërzitet”

“Nëse nuk e prek topin për pesë minuta, ju duhet ta sjellni atë aty ku është topi. Ai duhet të marrë pjesë në lojë”

Manchester City është skuadra ku Lionel Messi mund të mos jetë në qendër të vëmendjes, por raportet rreth një transferimi në të ardhmen te klubi në Premierë Ligë vazhdojnë të qarkullojnë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme