Legjenda e Arsenalit, Gilberto Silva është i kënaqur me yllin shqiptar të “Topçinjve”, Granit Xhakan.
Njëri nga mesfushorët më të mirë defanziv të Arsenalit, Giblerto thekson që Xhaka tani ka filluar të adaptohet në Premierë Ligë duke shtuar se është i kënaqur me progresin e 24-vjeçarit në Londër, transmeton portali arbresh.info.
“Xhaka tani është duke u adaptuar në Premierë Ligë dhe me mënyrën se si Arsene Wenger dëshiron të kryen gjërat”, ka thënë Gilberto për mediat angleze.
“I kam shikuar ndeshjet e tij të fundit për klubin dhe jam i kënaqur me progresin e tij. Ky sezon do të jetë shumë i rëndësishëm për të por gjithashtu edhe për Arsenalin sepse posedimi i tij si një figurë e fortë në mesfushë iu dhuron atyre mundësi të shumta”
Gilberto ka luajtur 170 ndeshje në ligë për “Topçinjtë” gjatë viteve 2002 – 2008./arbresh.info/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...