Legjenda e Arsenalit, Tony Adams ka kritikuar ashpër trajnerin Unai Emery për përzgjedhjen e skuadrës dhe strategjinë e shfrytëzuar gjatë humbjes të dielën ndaj kampionit – Manchester City.
“Ishte e njëjta performancë. Ishte pak e shfryer dhe zhgënjyese”, ka thënë Adams për ‘talkSPORT’, transmeton portali arbresh.info.
“Duke marrë parasysh që Arsene ka luajtur gjithmonë një futboll të hapur, unë me të vërtetë doja që trajneri i ri të ashpërsonte pak gjërat”
“Që dhjetë vitet e fundit, ne kemi lëshuar gola, shumë te ndeshjet larg shtëpisë”
“Doja që të ishte një portier i ri brenda, të punonte me katër lojtarët prapa, të ketë dy lojtarë vëzhgues në qendër të mesfushës, të mbajë një portë të pastër. Po e kërkoja këtë. Por, nuk e pash”
“Mendoj se bëri gabime të shumta në përzgjedhje. Tre lojtarët e tij më të mirë ishin në bankinë [Alexandre Lacazette, Stephan lichtsteiner dhe Lucas Torreira]. Nuk e di pse ai nuk startoi me ata”
Arsenali u mposhtë me rezultat 2 me 0 në takimin si nikoqir në Emirates./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...