Ray Parlour ka paralajmëruar Granit Xhakën se duhet t’i përvishet punës ose të përballet me largim nga trajneri i Arsenalit, Unai Emery.
Reprezentuesi i Zvicrës nuk ka arritur të përmbush pritëshmëritë me transferimin e tij për 35 milionë funta nga Borussia Monchengladbachi në verën e vitit 2016 dhe duket se është duke u përballur me një të ardhme të pasigurt nën udhëheqjen e pasardhësit të Arsene Wengerit, transmeton portali arbresh.info.
Xhaka është emëruar si njëri nga pesë kapitenët e Unai Emery para sezonit të ri, por ishte larguar nga fusha pas pjesës së parë të ndeshjes së vikendit të kaluar në disfatën ndaj Chelseas, ku u zëvendësua nga anëtari i ri i skuadrës Lucas Torreira.
Me ardhjen e Matteo Guendouzit gjithashtu, i cili ka impresionuar me paraqitjet e tij në zemër të mesfushës së Arsenalit, Parlour beson se kjo do të thotë tani ose kurrë për Xhakën.
“Xhaka dukej se kishte një Kampionat Botëror të mirë prandaj është e vështirë të thuash se çfarë nuk shkon me të”, ka thënë Parlour, transmeton portali arbresh.info.
“Ai duket si një djalosh që i duhet pak kohë për tu rikthyer në ritëm që të luaj çdo javë, veçanërisht me trajnerin e ri”
“Por, ka lojtarë që janë përreth qafës së tij. Nëse ai nuk e bënë punën, ai nuk do të jetë në skuadër”
“Lojtarët që kanë formë meritojnë të luajnë. Ai duhet t’i përvishet punës dhe duhet të luaj mirë”
Xhaka ishte pjesë e formacionit startues në dy takimet e para këtë sezon në Premierë Ligë./arbresh.info/
Lidhja ndërmjet ushqyerjes dhe shëndetit mendor
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...