Legjenda e Arsenalit, Charlie Nicholas beson që arsye pse u shkarkua trajneri Unai Emery është mesfushori Granit Xhaka.
Emery u shkarkua sot (e premte) në mëngjes derisa në vendin e tij u emërua Freddie Ljunberg, transmeton portali arbresh.info.
Nicholas beson që rikthimi i kosovarit në skuadër ka shkaktuar që tekniku spanjoll të humbasë drejtimin dhe besimin.
“Nuk është befasi pas ndeshjes se djeshme. Me Xhakën të rikthyer në skuadër, mendoj që humbi drejtim dhe besimin. Mendoj që lojtarët gjithashtu humbën besimin tek ai”
“Është problem. Nuk është i gjithi faji i tij, mendoj se ka pasur mungesë të lidershipit mbi të dhe ka qenë një tronditje e vërtetë ndaj sistemit për këtë klub të Arsenalit., por Arsenali tani ka nevojë të ngrihet lartë”
“Rezultatet janë të këqija. Nuk kishte stil, kishte humbur rrugën e duhur dhe drejtimi po vazhdonte në mënyrën jo të duhur”, deklaroi ai.
“Topçinjtë” këtë sezon kanë kaluar formën më të dobët që nga vitit 1992, pasi nuk kanë fituar në shtatë ndeshjet e fundit dhe janë tetë pikë larg vendit të katër në Premier Ligë. /arbresh.info/
Marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Greqisë, rinisin...
Balluku: Viti i kaluar solli normalitet ekonomik, do mbahet ...
Vet-aksident në Prishtinë, lëndohet vozitësja
Publikohet orari i xhiros së 13-të në Superligë, vëmendja në...
Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...
Shefi i NATO-s pret të punojë me Trump për kërcënimet nga Ru...